I riu që i vuri flakën vetes mbrëmjen e sotme në Kamëz është 26 vjeçari Arben Mici i cili siç raportohet ishte i ndaluar në komisariatin numër 5 dhe po qëndronte në qelinë e paraburgimit për dhunë në familje.

Ndërkohë siç u bë me dije nga njoftimi i mëparshëm, të plagosur kanë mbetur edhe dy shtetasit D.I dhe H.B, ky i fundit punonjës policie.

Nje grup ekspertësh të zjarrëfikësve si dhe një grup ekspertësh nga departamenti i krimeve janë duke hetuar shkaqet e zjarrit në komisariatin nr 5. Pas shuarjes së zjarrit grupi tashmë ka nisur procedurat dhe administrimin e provave të gjendura në vendngjarje. Gjithashtu edhe AMP( ish SHCCBA), pranë komisariatit nr 4 është përfshirë në hetime.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re