Një javë më parë gjyqtarja Arnisa Këlliçi depozitoi në Prokurori një kallëzim ku deklaronte se ishte kërcënuar me jetën e saj dhe atë të fëmijëve.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar dokumentin, ku gjyqtarja thotë se është kërcënuar në mënyrë indirekte nga Prokurori Adrian Dyrmishi.

Lexo edhe :Related Posts

Kërkesa e Këlliçit drejtuar Prokurorisë:

“Drejtuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, prokurore Deniona Katro

Unë gjyqtare Arnisa Këlliçi, kam depozituar një kallëzim në lidhje me dy kërcënime të kryera kundrejt meje.

Sot më datë 26 janar 2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga prokurori Adriano Dyrmisji, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë suaj.

Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time.

Duke pasur  parasysh këtë fakt, si dhe në kushtet kur jam gjyqtare e po së njëjtës gjykatës, në banë të neneve 78 e 84 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj deklarimin e mungesës së kompetencës së Prokurorisë suaj dhe dërgimin e akteve një Prokurorie të ndryshme më të afërt.

Me vlerësimin për punën tuaj të deritanishme dhe me konsideratë.”

Kallëzimi

Një javë më parë gjyqtarja këlliçi ju drejtua KLGJ-së ku këkronte mbrojtje për veten e saj dhe fëmijët, ndërsa kishte depozituar edhe një kallëzim penal.

Ishte vetë gjyqtarja që pas marrjes së letrës kërcënuese ju drejtua menjëherë Këshillit të Lartë të Gjyqësorit ku i kërkoi mbrojtje për vete dhe familjen e saj..

 Pjesë nga letra kërcënuese:

E dashur Arnisa.

Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta!

Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e rëndë.

Me respekt

Pas marrjes së letrës kërcënuese gjyqtarja i është drejtuar KLGJ-së për mbrojtje.

Në shkresën që ajo i ka drejtuar KLGj-së i vë në dijeni se letra e kërcënuese i ka ardhur këtë të shtunë, kur data shënon 20.01.2024. Letra mendohet që të ketë ardhur nga burgu.

Kërkesa e gjyqtares:

Të nderuar!

Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re