Skip to content

EMRI/ Zv.drejtori i Policisë së Tiranës jep dorëheqjen nga detyra

Zv. drejtori për hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Vendore të Policisë së Tiranës Arsen Sinomati ka dhënë dorëheqjen.

Vendimin e ka argumentuar me arsye personale, ndërsa mësohet se pas largimit nga posti nuk do të jetë më në radhët e Policisë së Shtetit.

Më herët Sinomati ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit numër 2 në kryeqytet.