Vendoset gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Pas hedhjes së shortit, do të jetë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Igerta Hysi, e cila do të marrë në shqyrtim kërkesat e ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

“…kjo gjykatë regjistroi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. 

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi”, njofton GJKKO.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re