Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur një tjetër kryetar bashkie nën akuzën e “mosmenaxhimit të mbetjeve në terren” të cilat hidhen në mënyrë të paligjshme nëpër zona të ndryshme.

Adriatik Zotkajt, bëhet i dyti kryetar bashkie, i cili është gjobituar nga AKM, pas ndëshkimit të kreu të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinajt, për keqmenaxhimin e mbetjeve. Prej fillimit të muajit nëntor në të gjithë territorin vazhdon Plani i Pastrimit Kombëtar, në koordinim me prefektët e qarqeve dhe të gjitha institucionet qendrore dhe vendore. Në të gjitha takimet e hapura të organizuara me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë kërkuar që bashkitë të buxhetojnë me prioritet pastrimin e territorit, pasi në të kundërt nuk do t’u miratohen buxhetet për vitin 2022, ndërsa mbetjet do të depozitohen vetëm në pikat fundore të licensuara.

Njoftimi i Plotë:

‘Grupi i inspektimit, pasi realizoi inspektimin, e hartoi procesverbalin e inspektimit në datë 01/02/2022 dhe e njoftoi në datë 01/02/2022 . Në bazë të procesverbalit të inspektimit dhe kontestimeve të subjektit të inspektimit rezultuan këto shkelje të kërkesave ligjore: Ligji Nr 10463 , date 22.09.2011 ” Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve ” Neni 21 Pika 12.’- njofton AKM.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re