Arben Xhina është drejtori i ri i IEVP Drenovë.

 

Lajmin e bëjnë me dije burime të siguruara pranë drejtorisë së përgjithshme të burgjeve se Xhina ka marrë emërimin si drejtor i burgut të Drenovës. Me pare këtë post e ka pasur Altin Gusho, i cili tashmë ushtron një detyrë tjetër pranë komisariatit të Pogradecit.

 

Nga koha e largimit të Gushos dhe deri në ardhjen e Arben Xhinës, IEVP Drenovë ka pasur si drejtues një të komanduar nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve.

 

Arben Xhina ka mbajtur me pare pozicionin e drejtorit të paraburgimit të në drejtorinë vendore të Policisë Elbasan. Burgu i Drenovës ka më tepër se 420 të burgosur, përfshirë këtu edhe një sektor të burgut të sigurisë së lartë, ku mes të cilëve ka të burgosur me akuza të rënda kriminale.

 

Numrin më të madh ne kete burg e zënë të paraburgosurit, të cilët akoma nuk kanë një vendim të formës së prerë në gjykatat e vendit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re