Kastriot Ramadani 39-vjeç është i riu që humbi jetën në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri në një lokal.

 

I riu ndërroi jetë në spital, pas plagëve të marra.

 

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, tha doktori Shaqir Uka për mediat.

 

Ndërkohë, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit dhe të tjerët nga copa xhami apo sende të tjera.

 

Po ashtu raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. Mes personave të plagosur, 14 janë gra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re