Skip to content

Emri+foto/ Kush është personi që u ekzekutua me armë në mes të Tiranës, Policia nis krehjen e zonës, dyshohet se u qëllua me silensiator

Një atentat i tipit mafioz ka tronditur Tiranën gjatë mëngjesit të sotëm, ku një person është ekzekutuar me dy plumba, në afërsi të Rrugës së Elbasanit, pranë Piramidës. Fillimisht u tha se personi ishte jashtë rrezikut për jetën, por burime nga spitali bëjnë me dije se personi rreth të 60-tave ka nëdërruar jetë në spital.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Behar Sofia, ndërkohë që ai ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar.

Paraprakisht flitet se shtetasi në fjalë ka qenë i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në vend, dhe është me precedentë penalë.

Për shkak se është qëlluar me armë me silensiator, qytetarët kanë menduar se viktima ishte rrëzuar në trotuar, por kur kanë parë njollat e gjakut, është kuptuar që kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar Policinë për qytetarin e plagosur, pasi e kanë parë të shtrirë në trotuar, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve.

Sofia ka qenë duke ecur me këmbë në momentin kur është qëlluar ndërkohë që në zonë ka shumë biznese, të cilat kanë kamera sigurie, që pritet të mundësojnë zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në të gjithë zonën përreth, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur drejtuesit më të lartë të Policisë së Tiranës, pëtfshirë drejtuesin Rebani Jaupi.

Zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e populluar, dhe në momentin kur ka ndodhur ngjarja dyshohet se ka pasur dëshmitarë që e kanë parë skenën e krimit.

Policia po vijon hetimet dhe ka ngritur disa postoblloqe në zona të ndryshme të Tiranës, në mënyrë që të arrijë drejt autorëve.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb