EMRI+FOTO/ Ky është 70-vjeçari që u gjet i dekompozuar në Fier, djali e denoncoi të humbur një muaj më parë

Screenshot_24.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia ka zbuluar identitetin e 70-vjeçarit trupi i të cilit u gjend pa jetë i dekompozuar në një kanal në Fier.

Viktima është identifikuar Sotiraq Peto, bnues në lagjen “15 Tetori” në Fier, për të cilin djali i tij bëri kallzim në polici një muaj më parë. Zbulohet si i moshuari vuante nga sëmundja e sklerozës.

Policia Fier:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi Sotiraq Peto, 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Sotiraq Peto nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë