Arben Murto, është shqiptari i cili u kap druke transportuar një sasi prej rreth 100 kg drogë në Igumenicë.

Arben Murto

41-vjeçari, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, ishte pasagjer në makinën per sektorit të anti-drogës së Igumenicës ku transportohej droga, dhe është arrestuar nga efektivët pas operacionit policor në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Oficeri Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22:00-06:00 së bashku me efektivin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjec, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej në një kafene pranë kufirit greko-shqiptar.

Efektivi grek Konstantinos Nakos është pikasur duke drejtuar mjetin e antidrogës me një pasagjer privat dhe është sinjalizuar për të kryer kontroll. Por në atë moment, efektivi 41-vjeçar është larguar dhe policia iu është vendosur në ndjekje.

Gjatë tentativës së arratisjes është përplasur me 3 automjete të parkuara në qytetin e Igumenicës. Ndërkohë efektivi dhe shqiptari që ndodheshin në mjetin zytar janë arrestuar nga policia greke.

Gjithashtu është vendosur në pranga edhe një efektiv tjetër, i cili duhet të ishte në shërbim me policin që u kap duke transportuar drogë.

Polici 50-vjeçar ndodhej në një vend tjetër në Thesproti, ndërdsa pistoletën e shërbimit e kishte lënë në automjetin e antidrogës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re