Skip to content

(Emri+video) Ekzekutimi në Vlorë, kush është 31-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash pranë Gjykatës

Taulant Gjikaj është 31-vjeçari që u arrestua pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, në afërsi të Gjykatës së Apelit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

 

/faxweb