Shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve në Shqipëri që nga 26 nëntori e deri tani ka pësuar një rënie të ndjeshme.

 

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare shkruan në tëitter se vala e pasgoditjeve në Shqipëri po vjen duke u shuar, që pas tërmetit të fortë 6.4 ballë që goditi vendin më 26 nëntor.

 

“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme, përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, shkruan në Twitter EMSC-ja.

 

Më poshte kjo qëndër, duke iu përgjigjur interesit të qytetareve shqiptarë, shkruan se një tërmet më I madh se ai 6.4 ballë që la pas 51 të vdekur, është praktikisht I pamundur të ndodhë, ndonëse është një fenomen që nuk mund të përjashtohet kategorikisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re