Pista e Youssef En-Nesyri ka rënë përfundimisht, edhe pse Juventus kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Fenerbahçe për transferimin e sulmuesit maroken gjatë merkatos së janarit, në fund lojtari refuzoi bardhezinjtë dhe është gati të rikthehet tek ish-ekipi i tij, Sevilla.

Duke qenë se ka vetëm një javë kohë në dispozicion, pasi merkato dimërore mbyllet më 2 shkurt, Juventus ka gjetur një tjetër objektiv për sulmin, sipas asaj që zbulon “La Gazzetta dello Sport”.

Bëhet fjalë për sulmuesin 27-vjeçar të Everton, Beto, i cili ka shënuar vetëm 3 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon, dy prej të cilëve në Premier League.

Beto ka qenë më parë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellën e Udineses.

Propozimi i Juventusit është për huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit, gjë që është pranuar nga Everton, por mbetet të bindet sulmuesi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re