Skip to content

“Ende më dridhet trupi…”, flet mjeku i Infektivit që zbuloi pacientin zero me Covid 19

Epidemiologu Rexhep Muja ishte mjeku i parë që u përball me rastin e parë të koronavirusit në Shqipëri dhe këtë të mërkurë ka dhënë detaje mbi momentet kur i ka marrë testin të riut (pacientit zero) dhe kur ka mësuar se ai ishte i prekur nga virusi.

Në intervistë për emisionin Open, Muja tregon se testin e ka kryer vetë dhe se ende i rrënqethet mishi kur e kujton të gjithë ndodhinë kur i ka komunikuar pacientit zero se ishte i prekur.

Ishit vetë për ta marrë tamponin?

Personalisht vetë.

Si u ndjet kur rezultoi pozitiv si u ndjetë?

Kisha javën e shërbimit dhe gjatë gjithë javës ishim të ngarkuar. Nuk njihja as orët e gjumit. Kërkesat ishin të shumta, ishte javën e ngarkuar dhe nga mjeket e familjes. Ka qenë ditë e diel, shkova në vatër me masat mbrojtëse.

Pash diçka të çuditshme, i sëmuri ishte i rënduar. Ishte i çuditshëm, i zverdhur. Mora dhe tamponët e familjarëve dhe të nesërmen dhe u zgjerua shumë rrethi i personave që ata kishin kontakte. Ishte shumë shqetësuese dhe e lodhshme. Nisëm një punë intensive ditën tjetër, ku u ngritën grupet e punës.

Si u ndjeve, çfarë emocioni kishe?

Nuk do ta them, do të them vetëm kaq, akoma më rënqethet mishi.

Kush ja dha lajmin pacitentit?

Unë ja thashë.

Nuk ishte e thjeshtë…!?

Ishte një panik në familjen e tyre, po u gjendëm pranë tyre. Këmi qenë disa herë në familje, u qëndruam afër nga ana sociale.