Këtë vit shënohet 50 vjetori i standartizimit të gjuhës shqipe.

 

Kryeministri Edi Rama apeloi se gjuha e njësuar është ne rrezik për shkak të mungesës së personaliteteve, që sipas tij nuk mund të krahasohen me ato të 5 dekadave më parë.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTËR I VENDIT

 

“Misionarët e Kongresit të Manastirit dhanë mesazhin se kombi është një përmes një alfabeti të përbashkët. Drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar bëri të njëjtën gjë në vazhdimësi. Është nga të paktët procese që në historinë tona në njëson për nga struktura dhe metoda me vendet e tjera evropiane. Kemi pasur fatin që ndonëse pa një shtet tonin të kemi mendjen e ndritur të njerëzve të dalluar të këtij kombi. Burime njerëzore dhe karaktere të hatashme të këtij vendi, personalitete shumë më të mëdha se gjeografia e Shqipërisë. Kush janë të ngjashmit e Eqerem Çabejt, Mahir Domit, Aleks Budës e kështu me radhë, apo profesor Emilit?”

 

Rama kërkoi një punë më të mirë nga akademikët, pasi sipas tij nuk kemi një fjalor të plotë të gjuhës shqipe.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTËR I VENDIT

 

Fjalori i shqipes zyrtare është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë.  Unë shpresoj që ne do t’ia dalim të kemi një fjalor të ri. Edhe një histori të shqiptarëve, dhe pastaj edhe një enciklopedi që edhe për këtë ka filluar puna. Fjalori i shqipes së folur përditë, “Klm, tdsh” e këto…fjalori i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e kongresit të drejtshkrimit sot është në pikëpyetje të madhe. Akademia e Shkencave e ka çelur siparin e rishkrimit të fjalorit dhe u desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta fillonte punën me themel.  Mos u shqetësoni ca do thonë antikomunistët që janë trashëgimia më e tmerrshme që lan.

 

Rama ironizoi organizatorët e aktivitetit për flamurin e  NATO-s qe ishte vendosur mes atij të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

 

I vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re