Ndërsa në Bashkinë e Elbasanit është numëruar pjesa më e madhe e kutive të votimit, ku kryeson kandidati i PS-së, Gledian Llatja, në bashkitë e tjera të këtij qarku ende nuk ka nisur procesi i numërimit.
Burime për Panorama TV bëjnë me dije forcat politike në këto bashki janë ende duke ngritur grupet e numërimit.
Në Bashkinë e Cërrikut ku kandidojnë Andis Salla i PS-së dhe Servet Duzha i opozitës, janë 58 kuti për t’u numëruar.
Në Prrenjas ku kandidojnë Nuri Bebla i PS-së dhe Suzana Topi e opozitës, janë për t’u numëruar 39 kuti.
Në Gramsh ku kandidojnë Besion Gëzim Ajazi i PS-së dhe Hasik Çekrezi nga opozita, janë për t’u numëruar 48 kuti votimi.
Në Librazhd ku kandidojnë Mariglen Disha i PS-së dhe Shefki Cota i opozitës, janë për t’u numëruar 55 kuti votimi
Në Belsh ku kandidojnë Arif Tafani i PS-së përballë Bedri Qypit të opozitës, janë për t’u numëruar 40 kuti votimi.
Në Peqin ku kandidon Bukurosh Maçi i PS-së dhe Mustafa Pashja e opozitës janë për t’u numëruar 46 kuti votimi.
Në të gjashta këto bashki të qarkut të Elbasanit, pritet nga momenti në moment të ngrihen grupet e numërimit dhe të fillojë procesi.
Po ashtu, edhe në Rrogozhinë, ku kandidojnë Edison Memolla i PS-së dhe Shkëlqim Hoxha i opozitës, ende nuk ka nisur procesi i numërimit.