Skip to content

Ende pa mbaruar numërimi, Donald Trump shpall fitoren në Pensilvani

Kandidati republikan për president në Amerikë Donlad Trump, ka reaguar sërish në Twitter ku ka shpallur fitoren për shtetin e Pensilvanisë.

Megjithëse ende nuk ka mbaruar numërimi, Trump shkruan se ka marrë një fitore të madhe të ligjshme në Pensilvani. “Fitore e madhe e ligjshme në Pensilvani”- shkruan Trump.

Sipas të dhënave të përditësuar nga rrjeti televiziv CNN, janë numëruar më shumë se 90% e votave dhe se presidenti aktual Donald Trump është në avantazh.

Trump deri tani ka fituar 50.4% ose 3,224,422 vota, ndërkohë që kandidati demokrat Joe Biden, ka fituar Biden 48.3% ose 3,088,796 vota.

Pensilvania ka 20 vota elektorale, ndërkohë që deri në këto momente rezultati i zgjedhjeve sipas CNN është në avantazh për kandidatin demokrat Joe Biden.

Deri më tani, rezultatet zgjedhore në 44 nga 50 shtetet amerikane i kanë dhënë Presidentit Trump 213 vota elektorale dhe ish-Nënpresidentit Biden 253 vota. Rezultatet në shtetet e mbetura janë tepër të afërta për të përcaktuar një fitues.

(M.Q/Faxweb.al)

/faxweb