E mitura po kthehej nga shkolla si gjithë nxënësit e tjerë në autobus, pa e ditur se ajo do të ishte mbrëmja e saj e fundit.

“Ka qenë orari i shkollës dhe ky ka qenë orari që u kthy çdo ditë me linjë të autobusit, sikurse e kanë gjithë nxënësit. Familjarët janë të shokuar, dhe është një gjendje shumë e rëndë në familje. Ajo asnjëherë nuk ka folur për ndonjë telash për tek linja e autobusit. Dëshira e saj ka qenë të jetë një doktoreshë në të ardhmen”, tregoi familjarja për RTK-në

Mësuesja e të miturës po ashtu reagoi për median. Me zërin që i dridhej, ajo tha se 17 vjeçarja ishte një nxënëse  shkëlqyer.

“Me familjarët s’kam mundur të kontaktojë, por me pjesën tjetër të klasës jemi tronditur të gjithë. Jam qe tre vite kujdestare e klasës. Nëpërmjet rrjeteve sociale e kom pa, pastaj të gjithë tu shkru në grup a është e vërtetë. Ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Mungesa s’ka pasur. Në orën 18:00 e kanë pasur autobusin për në shtëpi, por sonte nuk arriti që të shkonte”, ka thënë ajo në Klan Kosova

Tre persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë të një personi të maskuar, i cili është ende në arrati.

Ndërkohë autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve në zbulimin e autorit të kësaj tragjedie. Ende mbetet mister se përse autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të autobusit.

Zv.komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka thënë se policia tani për tani nuk ka asnjë arsye për të besuar se ngjarja në Gllogjan është një akt i llojit terrorist.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re