Akuzave të Partisë Demokratike zyrtare se Agjencia për Median dhe Informim funksionin të sajin ka propagandën, drejtori i saj, njëherësh dhe zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga, iu përgjigj se qëllimi i krijimit është informimi i medias dhe qytetarët.

 

INA ZHUPA

DEPUTETE E PD

“Në atë që është miratur në VKM, pasi thotë se Drejtori i Përgjithshëm ka statusin e atij të ministrit të Shtetit, defacto ju jeni ministri i Propagandës së qeverisë së Edi Ramës.”

 

ENDRI FUGA

DREJTOR I AGJENCISE PER MEDIAN DHE INFORMIMIN

“Unë jam emëruar drejtor i Agjencisë, nuk kam funksione të tjera me Kuvendin, apo institucione të tjera që shkojnë përtej detyrës sime si Drejtor i Agjencisë.”

 

I thirrur në komisionin parlamentar përgjegjës për edukimin dhe informimin, Endri Fuga tha se 69 vartësit e tij, ku përfshihen edhe zëdhënësit e ministrive nuk kanë për qëllim të censurojnë median por të lehtesojnë rrugën e marrjes së informacionit.

 

INA ZHUPA

DEPUTETE E PD

“Ju, zoti Fuga, si drejtor, nëse nuk doni që një ministër të dalë në konferencë për shtyp, nuk del? E vendosni ju, apo ia komandoni ju me qeveri qendrore se çfarë duhet të thonë ministrat e qeverisë?”

 

ENDRI FUGA

DREJTOR I AGJENCISE PER MEDIAN DHE INFORMIMIN

“Këtu nuk kemi të bëjmë me vëzhgime konspirative. Jam e bindur që puna juaj si zëdhënëse e PD fillonte duke marrë gazetat, duke shfletuar gazetat.  Më pas, raportonit cilat ishin çështjet kryesore, çfarë përflitej nëpër emisione.”

 

Shqetësimit të demokratëve se kjo agjenci do të zhvillojë sondazhe në interes të qeverisë apo mund të përfitojë mbështetje financiare nga ata që PD-ja zyrtare i cilëson si oligarkë të qeverisë, drejtori i MIA-s pohoi se institucioni mbështetet vetëm nga buxheti i shtetit.

 

INA ZHUPA

DEPUTETE E PD

“Kush mund të jetë ai që mund të vijë të japë para që ju të bëni propagandën e Edi Ramës me qëllime normale të biznesit të tij? Oligarkët? Për qëllime të caktuara?”

 

ENDRI FUGA

DREJTOR I AGJENCISE PER MEDIAN DHE INFORMIMIN

“Ne nuk kemi ndonjë financim apo ndonjë donacion përtej buxhetit të shtetit.”

 

Prej janarit të këtij viti, Agjencia për Median dhe Informim, e vendosur deri më tani në mjediset e Pallatit të Kongreseve, sipas Endri Fugës, është një agjenci modeste me një buxhet prej mbi 200 milionë lekësh dhe është ndërtuar sipas modelit gjerman të informimit të medias dhe qytetarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re