Skip to content

Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në Kuvend mes kaosit, largohet nga salla duke përshëndetur deputetët

1766051075 endri shabani

Endrit Shabani është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit.

Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre, Endrit Shabani u betua dhe më pas u largua nga salla.

Avokati i ri i Popullit përshëndeti deputetët me dorë përpara se të ikte nga Kuvendi.