Skip to content

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit 

Kuvendi i Shqipërisë votoi në orët e vona të11 dhjetor për Avokatin e Popullit, duke zgjedhur në këtë detyrë, Endrit Shabanin.

Shabani u votua me 85 vota pro, pa asnjë abstenim dhe me vetëm 3 vota kundër, në një seancë ku vendet e deputetëve të opozitës mbetën bosh, pasi ata u larguan para fillimit të votimit.

Në ditët e mëparshme, PD-ja kishte firmosur në mbështetje të gjashtë kandidaturave që garonin për detyrën e Avokatit të Popullit. Megjithatë, më pas demokratët deklaruan tërheqjen e nënshkrimeve dhe kërkuan në seancë që procedura të shtyhej dhe pika e rendit të ditës të hiqej.

REZULTATET E VOTIMEVE:

Tartar Bazaj – 1 votë pro, 79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj – 4 vota pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci – 1 votë pro, 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja – 0 vota pro, 69 kundër, 17 abstenim

Beism Ndregjoni – 0 vota pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endri Shabani – 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër