Skip to content

“Ëndrra amerikane”/ Më shumë se 240 mijë shqiptarë kanë aplikuar për lotarinë

lotaria

Më shumë se 240 mijë shqiptarë kanë aplikuar deri tani për Lotarinë Amerikane. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, deri tani kanë aplikuar 240.888 shtetas shqiptarë.Shifrat kanë një ulje krahasuar me vitet e mëparshme. Në vitin 2020 ishin plot 345 mijë aplikime dhe në vitin 2019 ishin 330 mijë aplikime.Kujtojmë se aplikimet për Lotarinë Amerikane do të mbyllen me datën 9 nëntor, kështu që qytetarët kanë edhe disa ditë afat në dispozicion.