“Ëndrra ime Rina” është shfaqja më e re që do të vihet në skenën e Teatrit Art Turbina nga data 19-21 maj. Dy nga aktorët e kësaj shfaqje, Erjona Kakeli dhe Donald Shehu kanë treguar detaje për të gjithë publikun.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë zbuluar më shumë informacion rreth skenarit, i cili ka një qendër një çift prej 40 vitesh të martuar dhe duan të divorcohen.

Aktorët theksuar se biletat për dy netët e para janë shitur menjëherë dhe të gjitha, duke lënë të kuptohet që “Ëndrra ime Rina” do të jetë një sukses i vërtet.

“Kemi punuar gati një muaj e pak, e kemi kapur atë 40 ditëshin e provave në teatër. Ka shkuar mirë si proces i këndshëm. Me profesor Spiron ia kemi kaluar mirë. Për mua është eksperienca e dytë me profesor Spiron dhe njihemi, por çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Tani mbetet për t’u parë si do të shkojë nga publiku. Unë kam rolin e djalit të shtëpisë, dmth djalin e Emës, djalin e mbetur në derë që nuk di ça do, pa punë, gjuan këtë studenten që vjen”, tha Donaldi.

Shfaqja flet për një çift që është Ema Andrea dhe Neritan Liçaj, të cilët kanë 40 vjet bashkë dhe kanë një krizë të tyren dhe duan të divorcohen. Aty fillon dhe komedia, aty vijnë dhe personazhet e tjerë, vjen vajza, djali. Unë jam komshia dhe kam çelsin e shtëpisë. Burri është regjisor dhe tani bën kurse, mëson oratorin e një deputeti që bëhet kryeministër dhe një vajze që është vajza e një të pasuri, e cila ka ëndërr të bëhet aktore, por nuk ka talent. Kjo luhet nga Niada Saliasi”, u shpreh Erjona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re