Denisa e Eduarti nuk do të kenë nevojë më të qepin këpucë për të nxjerrë të holla, sepse shqiptarët i bënë me shtëpi të re.

“Këto duar të vogla nuk do të qepin më këpucë” Momente të forta emocionale, jetimët përloten

Në mesin e emocioneve e lotëve të gëzimit, transmetuam mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhuratën e madhe të bërë nga bamirësit për familjen Hysa. Miriana me dy fëmijët e saj mundën të flenë të qetë, në shtëpinë e tyre të re.

Nëna e dy jetimëve shpërthen në lot gëzimi kur mëson për dhuratën e madhe të shqiptarëve

Këto janë mesazhet që përcollën Denisa e Eduarti, drejtuar të gjithë atyre që derdhën lot, u lutën e kontribuan për të ardhmen e tyre.

“Sot është dita ime më e lumtur… kur bleva rroba të reja mu duk vetja si princeshë, se kurrë nuk isha veshur kështu. Lodra si këto nuk kam patur kurrë, të vetmet lodra ishin mjetet për të qepur këpucët, kurse sot janë të gjitha ato që i kisha ëndërruar. Shumë jam gëzuar se ëndrra mu bë realitet. Unë dua të falenderoj xhaxhi Elvis Naçin dhe të gjithë shqiptarët që ma bënë këtë ëndërr realitet, ju dua shumë.”-th Denisa.

“Shtëpia është shumë e bukur dhe ka brenda gjëra që nuk i kemi imagjinuar. Kurrë nuk e kisha menduar se do të kisha një krevat timin. Tek shtëpia më parë gjithçka binte në tokë, shiu hynte brenda. Tani jam më i lehtësuar se nuk do të kem më frikë se shiu do të na bjerë në kokë, jam shum i lumtur. Mami nuk do të shqetësohet më për ne e nuk do ta ruajë më kafshatën e bukës vetëm për ne. Falenderoj të gjithë shqiptarët që më mundësuan një shtëpi, një shtëpi që është e jona dhe jo me qira.”-tha Eduarti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re