31-vjeçari Enea Bekteshi i arrestuar mbrëmjen e se mërkurës në Cërrik, është sjellë në Tiranë. Në operacionin për arrestimin e Bekteshit morën pjesë FNSH Tiranë dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai akuzohet se me datë 18 shtator, goditi makinën e policisë së zv/drejtorit, me makinën tip ‘Audi’, gjatë kohës qe ai ishte ne aksionin me vartësit e tij.
 
Policia e arrestoi 31- vjeçarin në banesën e kunatit të tij ne Cërrik. Pas incidentit, 31-vjeçari ishte fshehur ne shtëpinë e Aleks Pupuleku 40 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua nga policia. Gjatë kontrollit në banesë, u gjet dhe sekuestrua edhe një sasi kanabisi, ndërsa kunatit te tij, iu gjet një bajonetë.
 
Enea Bekteshi akuzohet për tre vepra penale; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa 40-vjeçari Pupuleku akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Bekteshi njihet si pjesëtar i njërit prej grupeve kriminale qe veprojnë ne Elbasan.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re