Eneda Tarifa dhe ish-bashkeshorti i saj Erjon Zaloshnja u ndanë 2 vite më parë.

Marrëdhënia 18-vjeçare e dy artistëve mori fund mori fund papritur, ndonëse dashuria e çiftit kishte nisur që në adoleshencë.

Por sot, ata të dy, prindër të një vajze 6-vjeçare, të quajtur Aria, janë bashkuar.

Në fakt i ka bashkuar vajza, që ka hyrë në shkollë, teksa e kanë vizituar atë.

Eneda dhe Erjoni duket se kanë zgjedhur të ruajnë raporte korrekte mes tyre, ndoshta edhe për hir të vajzës.

Vogëlushja u ul këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës.

Krah Arias kanë qenë mami Eneda dhe babi Erjoni, të cilët madje kanë
shkrepur edhe disa foto për kujtim bashkë. E pranishme ka qenë edhe
kunata e Enedës, Ilda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re