Krijimi i një tregu të përbashkët rajonal për energjinë elektrike. Ky ishte propozimi i kryeministrit Edi Rama në përfundim të takimit mes qeverisë së Norvegjisë dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.

 

Të mbledhur në Serbi ata diskutuan për mundësitë e investimeve norvegjeze në energjinë e rinovueshme në rajonin e Ballkanit si një mundësi për të përballuar kërkesën për energji pavarësisht krizave që mund të prodhojnë konfliktet, si ai Ukrainë-Rusi.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nuk kam aspak dyshim, se në këto kohë kaq të vështira, ajo çka kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë rajonal, bëhet gjithmonë e më e dukshme, na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe sa i takon energjisë, na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt, ende mbetemi tregje të vogla. Ajo çfarë na duhet e për të cilën kemi nevojë, nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq. Besoj po kështu se duke vepruar në nivel rajonal, sa i takon tregut të energjisë, ne mund të kemi një qasje më të lehtë në financime dhe po kështu, mund të kemi një partneritet shumë më të fortë në sektorin privat.

 

Edhe mikpritësi i takimit, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ishte i të njëjtës ide.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

 

Përveç problemeve që kemi me njëri tjetrin, të kemi një treg rajonal të qëndrueshëm. Të ndihmojmë njëri tjetrin në stinë të ndryshme. Të punojmë bashkë për të ardhmen. Kjo çështje nuk është me rëndësi vetëm për këtë dimër por edhe për në vazhdim pasi nuk dihet sesa do të zgjasin disa konflikte.

 

Në konferencën mes Norvegjisë dhe Ballkanit Perëndimor nuk ishte Kosova. Pas këtij takimi, liderit e Ballkanit Perëndimor do të duhet të hyjnë në bisedime me qeverinë e Oslos për të mundësuar mbështetje financiare dhe afrim të kompanive private për të investuar në energjinë e rinovueshme në Ballkan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re