Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka deklaruar se Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet të kryejë. Në një prononcim nga Brukseli, Engel ka theksuar se ratifikimi i demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, pas së cilës gjë Bashkimi Evropian i ka premtuar liberalizimin e vizave me vendet e BE-së.

 

“Kjo gjë nuk ka ndodhur ende dhe është frustruese. Po qe se Kosova e sheh se nëse përgjigjet pozitivisht, fiton diçka pozitive, atëherë nuk do të kishte problem. Problemi ekziston se ata po e shohin se nuk fitojnë asgjë”.

 

Ndërkohë komentet e ligjvënësit amerikan vijnë pas presionit të shtuar amerikan mbi Kosovën që të tërheqë taksën 100% që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

 

Engel ndër të tjera ka thënë se Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos vazhdojë mbajtjen e Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTERPOL, si dhe të mos përpiqet t’i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

Engel tha se shpreson se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të dalin me një plan për ecjen përpara dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re