Kongresmeni amerikan Eliot Engel po viziton këtë të dielë Maqedoninë e Veriut.
Ai mbërriti në Shkup mbrëmjen e së shtunës ku u prit nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Gjatë takimit, Engel i shprehu mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Integrimet dhe qëndrueshmërinë e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se vendi fqinj, po ecën në rrugën e duhur.
Ndërsa këtë të dielë, Engel është takuar me kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferin, me të cilin diskutoi për rrugën europiane, NATO-n dhe mbështetjen e SHBA për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Vizita e kongresmenit amerikan në Shkup pason takimet e tij në Serbi e Kosovë.