Skip to content

Engjëjt nuk janë larg, Gjergj! 4 dekadat e Xhuvanit në filmin shqiptar

gjergji 20

 

 

Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

E papritur dhe e dhimbshme vdekja e regjisorit Gjergj Xhuvani. Bota e filmit humbi një krijues, nga më të mirët e tre dekadave të fundit. Kineasti i njohur u shua në një spital në Romë, nga infarkti. Xhuvani është pjesë e brezit të artistëve shqiptarë që krijuan dhe kontribuan në periudhën e demokracisë.

 

1565885421 17 Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

Djali i vetëm i shkrimtarit të shquar Dhimitër Xhuvani, Gjergji, u lind në Tiranë në vitin 1963, në atë kohë të errët të “Tunelit” të diktaturës komuniste.  Gjergji u rrit e u edukua me librat dhe filmat e babait dhe filmi i hyri në gjak që i vogël, madje edhe dëshira për të shkruar, ndaj edhe krijimet e para i përkasin letërsisë.

 

1565885422 721 Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

U diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1986, për regji, por karrierën e tij në film e nisi në vitin 1979, si figurant, në moshën 17-vjeçare, me filmin “Radiostacioni”, ku aktori dhe regjisori rikard Ljarja i dha një rol gjermani.  Më pas ka interpretuar disa role të vegël në film, më i spikaturi ndër ta është në filmin “Hijet që mbeten pas”. Për katër vite, punoi si asistent regjisor dhe në moshën 24-vjeçari realizoi filmin e tij të parë “Bardh e Zi” në vitin 1990, ku shkroi dhe skenarin e tij, sipas tregimit të Nasi Lerës.

 

1565885423 811 Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

Xhuvani, që në fakultet u njoh me gruan e tij të ardhshme, aktoren e shquar Luiza Papathanasi (Xhuvani) që më vonë do jetë në shumë filma të tij, duke nisur nga i pari. Në vitin 1993 realizoi filmin “E diela e fundit”. Një vit më pas me te madhin Kadri Roshi  “Një ditë nga një jetë”, për të ardhur te filmi “Dashuria e fundit’’, ku Luiza luante rolin e një prostitute dhe me të cilin Gjergji dhe Luiza fitoi Kupën e Festivalit  të 10-të të Filmit Shqiptar. Më pas në vitin 1999, i frymëzuar nga ngjarjet e zeza të 97-s, realizoi filmin “Funeral Business”,  duke kontribuar si producent dhe skenarist.

 

1565885424 715 Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

Duhet shtuar se disa nga filmat e tij janë frymëzim ose bashkëpunim me veprën e babait të tij, Dhimitrit, shkrimtarit dhe skenaristit të shquar të filmit shqiptar. Madje bashkëpunimin e fundit e pati në filmin televiziv me 10 seri, “Në kërkim të kujt”, që u realizua pas vdekjes së Dhimitrit, më 2009.

 

1565885425 920 Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

Kulmi i karrierës së tij regjisoriale erdhi në vitin 2001, kur  realizoi filmin e njohur “Parrullat”, me skenar të Ylljet Aliçkës, një komedi-dramë nga epoka e diktaturës. Ky film bashkoi një numër aktorësh të njohur të ekranit shqiptar, si: Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Artur Gorishti, Luiza Xhuvani, Fadil Kujofca, Marko Bitraku, Niko Kanxheri etj. Filmi pati sukses dhe u hyri për  herë të parë në një festival të kategorisë së parë, si Festival de Cannes. Në vitin 2001 filmi ishte pjesë e konkurrimit “Quinzième de réalisateurs”, ku fitoi edhe një çmim.

 

1565885426 624 Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

Më pas do të vijnë të tjerë filma të suksesshëm të Xhuvanit: “I dashur armik” (2004), “Lindje, Perëndim, Lindje” (2008), ku u vlerësua pozitivisht nga kritika dhe u përfshi për herë të dytë në listën e filmave të huaj më të mirë për çmimet «Oskar’’ në vitin 2009, por sërish qëlloi i pafat. Në 2011 realizoi me Top Channel filmin seral “Në kërkim të kujt” (2011), me 10 seri, një film televiziv që pati interes dhe plotësoi karrierën e tij.

 

1565885426 885 Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

U rikthye në sheshin e xhirimit në vitin 2017 me filmin “Engjëjt janë larg”, një film mbi ngjarjet e dhimbshme të Kosovës në 1999. Aktualisht ishte në fazën e post-produksionit me filmin “Liqeni im”, me skenar e regji të tij, një film i shumëpritur që ka marrë mbështetje ndërkombëtare.

 

1565885427 171 Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

Ka realizuar edhe disa filma dokumentarë, mes të cilëve “Tirana 1996”.  Ndër vite ka fituar disa çmime si regjisor. Interesant është fakti se të gjithë filmat e tij Pogradeci është pjesë e dekorit, duke nisur nga filmi “Bardh e zi” dhe mbyllur me “Liqeni im”.

 

1565885428 738 Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

Gjergj Xhuvani ka qenë mbi 20 vjet pedagog në Universitetin e Arteve dhe ka nxjerre disa breza studentësh që sot e nesër do jenë krearë që ishin studentë të tij. Arti dhe kinematografia shqiptare humbën një nga figurat më të nderuara, i cili i dha dimension filmit shqiptar edhe në periudhën e vështirë të demokracisë.

 

1565885429 748 Engjejt nuk jane larg Gjergj 4 dekadat e Xhuvanit ne

 

/aktoretshqiptare.info