Aktorja e njohur Enerjeta Jani Fuga, ka përgënjeshtruar listën e shpërndarë nga Aleanca si te pavërtetë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktorja e njohur që numëron me dhjetëra role në skenën e teatrit, thotë se është pro godinës së re të teatrit dhe ka firmosur vetëm peticionin drejtuar Presidentit dhe krerëve politikë, ku kërkohet hapja e rrugës se ndërtimit të një teatri te ri.

“Unë Jam shprehur që në fillim që jam për një Teatër të RI. Procesi i teatrit të ri ka kaluar shumë faza dhe mund të jetë arsye që kolegët e mi të jenë keqkuptuar apo kanë keqpërdorur emrin tim. Unë mbrëmë kam firmosur dhe e theksoj përsëri që jam për teatër të ri”, shkruan aktorja Enerjeta Jani Fuga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re