Gazetarja e njohur Eni Vasili nga sot ka marrë një post të rëndësishëm në administratën publike.

Pas miratimit në Këshillin e Ministrave me firmën e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe, bashkë me katër anëtarë të tjerë, Vasili është emëruar dhe votuar sot në Kuvend si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Ajo u votua me 70 vota pro dhe 18 kundër, si anëtare dhe përfaqësuese e medias.

Pesë anëtarët e rinj:

Arbjan Mazniku, përfaqësues i organeve të vetëqeverisjes vendore;

Znj. Majlinda Dhuka, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;

Znj. Oriana Arapi, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;

Znj. Albana Çami, përfaqësuese e botës akademike

Znj. Eni Vasili, përfaqësuese e medias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re