Liderët e rajonit mbërritën këtë të premte në Tiranë. Kryeministri Edi Rama priti presidentin serb Vuçiç, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaev, ndërsa nëser pritet tu bashkohet edhe presidenti i Malit të Zi.
Por levizja vetvendosje e priti me proteste kreun e shtetit serbe. Aktiviste te kësaj levizjeje hodhën parrullla kunder presidentit serb.
Kordinatori i bordit të Vetëvendojes në Tiranë, Enis Sulstarova në një lidhje direkte në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus është shprehur se protesta ishte simbolike, në kundërshtim të pranisë së presidentit serb në Shqipëri.
Cili ishte qëllimi i protestës së sotme në Tiranë?
Qëllimi ishte për të bërë një aksion simbolik kundërshtues ndaj pranisë së Vuçiç në Shqipëri dhe për të kundërshtuar planin minishengenin që thjesht një plan për të rritur hegjemoninë serbe në rajon dhe ne si shqiptarë duhet ta kundërshtojmë.
Përse nuk u lejuat nga policia të protestonit pranë hotelit ku mbahej takimi informal i lidërve të rajonit ?
Policia këtë herë është kthyer në një polici politike si asnjëherë tjetër sepse liria e qytetarëve për të protestuar dhe për të ngritur zërin e tyre është e garantuar me kushtetutë, por një regjim i tillë që ndihet në vështirësi e përdor dhe policinë për çështje politike. Nuk e di se pse u pengua pasi ne e kishim bërë të qartë se marshimi do të ishte nga lulishtja Qemal Stafa deri te monumenti i Ismail Qemalit, ku do të mbanim edhe fjalime tona protestuese. Qëndrimi i policisë bëri të ndryshonin vendin e fjalimeve.
Pse Vetëvendosje është kundër nismës së Shengenit të Ballkanit ?
Ky shengen është sajesë e Serbisë për të legjetimuar depërtimin e saj në rajon, dhe ne nuk jemi për minishengena. Para se të ketë minishengen Ballkanik ne jemi për një treg të përbashkut Shqipëri-Kosovë, për përforcimin e faktorit shqiptar në rajon.
Cili është qëndrimi i Vetëvendosjes për vijimin e dialogut mes Prishtines dhe e Beogradit, a mund te ulet ne treyze kryeministri i ardhshëm Albin Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ?
Kryeministri i ardhshëm Albin Kurti e ka shprehur qartë se do e kryesojë dialogun, që këtë herë do të jetë i vërtetë ku Kosova do të ketë çfarë të kërkojë nga Serbia. Edhe në Tiranë e kemi shprehur se janë gati 20 miliard euro dëmshpërblim që Serbia duhet ti paguajë Kosovës. Janë 1600 akoma të zhdukur ku Serbia duhet ti përgjigjet Kosovës dhe kërkesa të tjera që do të shtrohen në tryezë.
