Enkel Demi i është vërsulur ambasadorëve Yuri Kim dhe Luigi Soreca.

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së medias, gazetari thotë se diplomatët e lartë bëjnë mirë të heshtin sepse po mbështesin Edi Ramën të cilin ai e quan dhunues, censurues ndaj medias dhe armiqësor.

“Janë mbështetësit e një regjimi dhe një kryeministri që ndaj gazetarëve është sjellë si dhunues, censor, armiqësor, kurse ata kanë heshtur gjithmonë si peshku në ujë.

Të paktën sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Medias të vazhdojnë të heshtin, pasi leksioni i vetëm që mund të pranosh pre tyre do të qe në lidhje me bulmetin: “Ja si milet lopa”, shkruan Demi.