Gjykata e Posaçme ka rrëzsuar kërkesen e Enkelda Hoxhës, ish-gjyqtares së Krujës e cila kërkonte kthim të vlerës monetare të sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit.

Sipas Hoxhës paratë e sekuestruara jane pensioni dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre nevoja jetike. Mësohet se në seancë gjyqtarja mes lotësh ka deklaruar se fëmijet dhe prindërit e saj jane në kufijte e mbijeteses.

Kujtojmë se ne 11 shkurt të këtij viti në banesen e saj janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë mijë dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re