Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka votuar në një qendër votimi në Tiranë gjatë paradites së sotme.

Ai u shpreh se sot është dita për të bërë një ndarje të madhe nga e shkuara dhe kjo sipas tij bëhet vetëm me pjesëmarrje masive në votime.

“Sot është dita për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën. Ndarjen e mëdha me të shkuarën bëhen vetëm me pjesëmarrje masive. Ftoj të gjithë shqiptarët, të ndershëm, me shpirt të lirë që sot të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Nxjerr krye shpirti i vërtetë i njerëzve të lirë. Do të jetë sukses për demokratët dhe Partinë Demokratike. Motivi numër një është për të ndryshuar atë që Shqipëria do duhet të jetë nesër duke u ndarë nga e shkuara”, deklaroi Alibeaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re