Reagimi nga Enkelejd Alibeaj:

“Kënaqësi të mirëprisnim në një takim vëllazëror kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj.
Në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve tona u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe veçanërisht marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK. Ndamë sëbashku nevojën e forcimit të këtyre marrëdhënieve si dhe fokusimin e gjithë axhendës së përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet.
Gjithashtu në bisedë u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re