Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha në përfundim të seancës për dhënien e masës së sigurisë u shpreh se nuk është dakord me arrestin me burg, për shkak se klientja e tij është një nënë e vetme, ka një fëmijë të mitur dhe duhet të kujdeset për djalin e madh me probleme shëndetësore.

“U la siç ishte caktuar nga Gjykata. Megjithëse kushtet ligjore sidomos për gjyqtaren ishte që sduhet të ishte në burg. Neni 232 ndalon ndalimin e një gruaje që ka një fëmijë minor. Ka djalin e madh me sëmundje autike në kemo dhe detyrimin për t;I shërbyr dikujt me probleme shëndetësore. Është jo etike dhe jo e ligjshme që ju keni intervistuar një vajzë 13-vjeçare.Gjyqtarja e përsërisë pavarësisht se është etiketuar si armike e populli nuk meriton masën e arrestit me burg, për shkqe humane që lidhen me kushtet shëndetësore të një fëmije dhe faktin se është minoren fëmija tjetër”, tha avokati.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re