Skip to content

Enkileda na bën krenarë! Dy rekorde të reja botërore në “Lojërat e Solidaritetit Islamik”


Enkileda Carja pasi dominoi evropianin për të rinj në Peshëngritje që u zhvillua përpara pak ditësh në Durrës duke vendosur 6 rekorde të reja evropiane, shkëlqen edhe në kompeticionin e radhës, Lojërat e Solidaritetit Islamik që po mbahen në Riad të Arabisë Saudite.

Peshëngritësja shqiptare, e cila garoi në peshën deri në 63 kg , vendosi dy rekorde të reja botërore në këtë kompeticion, në stilin e shkëputjes dhe të shtytjes.

Në stilin e shkëputjes vendosi rekordin botëror duke ngritur 97 kg, ndërsa në stilin e shtytjes vendosi rekordin tjetër botëror duke ngritur 116 kg.

Në përfundim të garës, Enkileda Carja arriti të marrë 2 medalje të argjendta.