Partizani humbi përballë Karabak duke u skualifikuar kështu nga turet kualifikuese të Ligës së Kampioneve. Por në të dy sfidat e luajtura në harkun e 180’ minutave skuadra e kuqe ka treguar forcë, dëshirë dhe shpirt gare duke filtruar gjatë sfidës edhe me kualifikimin.

Një nga suprizat e bukura të këtij Partizani europian ishte edhe mbrojtësi beratas Eno Bitri. Të dyja ndeshjet në fushë nga 90’ minuta dhe në të dy rastet një nga më të mirët për të kuqtë në fushë. Elegancë, forcë, si në tokë edhe në ajër e ka bërë menjëherë Bitrin një pikë themelore për Partizanin e sezonit të ri.

Por kjo nuk erdhi kaq shpejt pasi mbrojtësit 22 vjeçar iu desh të pres shumë. Debutimin në Kategorinë Superiore e arriti kur ishte vetëm 16 vieç me fanellën e Tomorit në sezonin e fundit të skuadrës beratase në Kategorinë Superiore. Më pas me Tomorin kaloj nga Kategoria e Parë në të Dytën dhe rikthim madje në sezonin e fundit në Berat edhe me shiritin e kapitenit.

Në verën e vitit 2018 bëri hapin e madh duke kaluar tek Partizani. Por në sezonin e parë në kampin e kuq ai nuk kishte hapësirat e duhura pasi vetëm 4 ndeshje madje edhe këto duke u nisur nga stoli. Më shumë minuta ai i mori tek Partizani B ndërsa në janar lëvizi drejt Kamzës për më shumë minuta. Me skuadrën kamzalije luajti në 5 sfida mes kampionatit dhe kupës duke shënuar edhe një gol por dënimi i Kamzës e dërgoj sërish në ‘’bokse’’.

Por Bitri priti momentin e tij dhe ai erdhi në turin e parë eleminator të Ligës së Kampioneve. Largimi i Atandës dhe Rexhepit, afrimi  teknikut Lerda por edhe ajo që Bitri ka treguar në stërvitje e bën titullar dhe ai nuk zhgënjeu. Ashtu, si e ka deklaruar edhe vet në intervistat e dhëna ai në fushë ka dhënë maksimumin dhe këtë do e bëj përherë.

Tashmë Bitri me Partizanin e tij pret Sherifin e Tiraspolit në Ligën e Europës por edhe sezonin e ri, që për të do të jetë ndryshe dhe pikërisht sfidat ndaj Karabakut ishte edhe kartvizita etij./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re