Tingujt e valsit vjenez pushtuan për pak orë hapësirën e sheshit “Skënderbej” nën koreografinë e balerinit shqiptar me famë botërore Eno Peçi. I rikthyer në skenën e vendit të tij, për Peçin kjo natë jo vetëm që mbarti emocione të forta, por e ktheu pas në kohë, me të rinj, aty ku ai nisi hapat e para. “Vals me të rinjtë” mbushi sheshin qendror të Tiranës.

 

ENO PEÇI

BALERIN

 

“Unë kur vij këtu kam një qetësi ndjej një balancë dhe mbase ngaqë është vendi im dhe unë fëmijërinë e kam kaluar këtu. Ishte diçka e veçantë kështu në open air dhe ishte premier, e kam bërë dhe në opera, por këtu ishte diçka e veçantë dhe ndryshe.”

 

Por rikthimin në Shqipëri pas disa vitesh balerini e sheh të shoqëruar dhe me shumë ndryshime. Për të largimi nga vendi ka qenë një domosdoshmëri e kohës në të cilën ka jetuar.

 

ENO PEÇI

BALERIN

 

“Është një ndryshim shumë i madh unë e kam lënë Shqipërinë në 1988 dhe jam kthyer ne 2022 është si bardh e zi. Unë dhe atëherë në 1998 nuk kam dashur ta le Shqipërinë, por për shkak të trazirave që ishin atëherë, ishte e vetmja mënyrë që unë të kisha një karrierë tjetër. Po kur e shoh si është bërë kohët e fundit do ta mendoja dhe njëherë nëse do ikja apo jo.”

 

Eno Peçi është i pari balerin shqiptar që është ngjitur në skenën e operës së Vjenës dhe është bërë pjesë e saj që në vitin 2000. Po ashtu ai ka ndërtuar karrierën e tij jo vetëm si balerin, por edhe si koreograf në Austri, ku numëron me dhjetëra shfaqje artistike.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re