Skip to content

Entuziazëm maqedonas: F-35 ulen në Shkup

286265004 708476780475137 3278131990577970543 n

Avionët luftarakë F-35 të Gardës Kombëtare të shtetit të Vermontit në SHBA kanë zbarkuar për herë të parë në aeroportin e Shkupit.288852999 708567127132769 4951960053991263878 n

Para uljes, avionët luftarakë fluturuan mbi aeroportin në Petrovac, si dhe mbi kryeqytetin Shkup.

Dy aeroplanë F-35, të cilët janë pjesë e skuadronit 134 luftarak të Gardës Kombëtare të Vermontit, janë pritur në aeroport nga ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska.

“Zbarkimi i këtyre avionëve në territorin maqedonas, të cilët përfaqësojnë teknologjinë më të avancuar, është një tjetër dëshmi e lidhjes së pathyeshme që ekziston mes nesh dhe aleatëve të NATO-s”, tha ajo.

Ajo tha se edhe aeroportet në Maqedoninë e Veriut mund të ofrojnë mbështetje për aeroplanët F-35 për misione të ndryshme dhe për sigurinë e hapësirës ajrore të Aleancës.

286894288 708476870475128 7123260371826343138 n

Siç tha Petrovska, ulja e avionëve F-35 në aeroportin Petrovcit është shembulli më i dukshëm i partneritetit strategjik dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Nënkoloneli i Gardës Kombëtare të Vermontit tha se partneritetet afatgjata janë baza që, siç theksoi ai, garantojnë sigurinë kolektive.287628781 708476777141804 7692242402956324660 n

Pikërisht për shkak të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si aleat ne mund të ndajmë sigurinë që vjen nga misionet e patrullimit në hapësirën ajrore dhe vendosja e shpejtë e aftësive të avancuara në platformën F-35, siç e patë sot”, tha ai.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ofron trajnime dhe burime për aviacionin e NATO-s përmes aeroportit ushtarak në Petrovac dhe poligonit Krivolak, “të cilat ne kemi nevojë për të ruajtur gatishmërinë tonë”.