Skip to content

Entuziazëm në NATO: Turqia dhe Greqia, marrëveshje në vend të luftës

Greqia dhe Turqia, të dy anëtarë NATO-s, kanë rënë dakord të krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë për të shmangur rrezikun e incidenteve në det dhe në ajër, në mënyrë që të zgjidhin mosmarrëveshjen midis dy vendeve, tha Aleanca Atlantike.

Marrëveshja e arritur në nivelin e zyrtarëve ushtarakë synon të “zvogëlojë rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve në Mesdheun lindor”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Kjo është arritur përmes angazhimit konstruktiv të Greqisë dhe Turqisë. Unë mbetem në kontakt të ngushtë me të dy aleatët,” shkroi ai në Tëitter.

Sipas tij, një mekanizëm i tillë i sigurisë mund të kontribuojë në krijimin e “hapësirës së nevojshme për përpjekjet diplomatike në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis dy vendeve”.

Delegacionet e ushtrive turke dhe greke zhvilluan një seri bisedimesh teknike, duke filluar në 10 shtator, në selinë e NATO-s në Bruksel me temën e Mesdheut Lindor.

Greqia dhe Turqia aktualisht janë në mosmarrëveshje rreth caktimit të zonës së shfrytëzimit të gazit në Mesdheun lindor.