Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, në studion e ‘Arnautistan’ ka deklaruar se Edi Rama mund të cilësohet si  kryeministri më i mirë nga ana e përgatitjes, ndërsa nuk la pa përmendur as Berishën dhe Bashën.

Sipas tij, ata kanë një përfaqësim dinjitoz përsa i përket aspektit politik, por ajo që mungon në Shqipëri është demokracia e mirëfilltë, ku shoqëria duhet të lëvizë.

“Shqipëria ka një kryeministër i cili po them se nga Vjena në Athinë është më i mirë nga ana e përgatitjes.

Nuk jam për të bërë avokatin e tij, por edhe Berisha dhe Basha kanë një përfaqësim dinjitoz.

Ajo që unë shoh në jetën tuaj politike është se ju mjungon dhe se ende nuk jeni shndërruar në një  demokraci të mirëfilltë dhe jeta jujaj politike duhet të jetë më e hapur dhe demokratike dhe duhet të jetë më dinamike dhe e shoqëria duhet të lëvizë.

Rama ka koncept politik dhe moral, gjë që se shoh te Vuçiç dhe të tjerë në Europë”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re