Referuar shifrave të infektimeve ditore që cdo ditë e më shumë po shkojnë drejt zerimit, mjekët epidemiogë parashikojnë një verë të qetë. E vetmja pikëpytje që shtrohet prej tyre është sezoni i vjeshtës dhe mundësia e shfaqjes së një varianti të ri, i cili mund të prekë target grupet e paimunizuara.

 

E ndërsa debati për vaksinimin e fëmijëve vijon, epidemiologët Dasho dhe Aliemhmeti ndajnë të njëjtin qëndrim, që vetëm fëmijët me probleme të imunitetit të injektojnë dozat anticovid.

 

Sipas Dashos imunizimi natyral dhe nga vaksinimi është thuajse në masën 80% të popullatës, ndaj apeli për dozë të dytë dhe atë buster shkon për secilin qytetar që ka probleme të sistemit imunitar apo me sëmundje të tjera kronike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re