Subscribe

Deri më tani në vendin tonë janë prekur nga Koronavirusi 584 persona, megjithatë kjo mund të mos jetë një shifër reale. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” epidemiologia pranë ISHP Rovena Dajau shpreh se  numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë“Këto shifra tregojnë se 10-11% e personave të testuar janë pozitivë. Këta persona të testuar janë ata që kanë pasur shenja klinike, kanë udhëtuar jashtë shtetit në vende ku ka pasur raste,  ata që quajmë personat e kontaktit. Dhe në këto grupe ka rezultuar kjo përqindje. Mund të jetë numri më i lartë,sepse siç dihet një person ia ngjit të tjerve. Normalisht numri mund të jetë më i lartë. Por aq kanë rezultuar pozitivë…”Epidemiologia paralajmëroi gjithashtu mundësinë se në ditët në vijim do të kemi një rritje të numrit të të infektuarve, kjo sipas saj për shkak të lirimit të masave. “Normalisht ne në këtë moment jemi më shumë vigjilent. Meqë ka filluar dhe lirimi i masave. Sot psh numri i personave që qarkullonin në qytet ka qenë më i lartë se në ditët më parë. Presim ndonjë ngritje. Momentalisht është maksimalja, po mblidhen kontaktet e personave pozitiv. Po ndihmohen mjekët e familjes dhe epidemologët. Do shohim si do shkojë trendi i rasteve…”Daja shpjegoi në mënyrë më të detajuar faktin se nga të gjithë pëersonat e testuar, vetëm 11% e tyre dalin pozitiv me covid-19. Sipas saj numri real mund të jetë më i lartë.Ndërkohë epidemiologia e konsideron situatën poziive, duke qenë se trendi i rasteve të infektuara ka qenë konstant në javët e fundit. Ajo u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e distancës sociale dhe të kenë kujdes maksimal të higjienës vetjake.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re