Ndërsa varianti Omicron, i koronavirusit po përhapet në shumë vende të botës, epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se deri tani nuk ka pasur asnjë raportim për raste të rënda.

Ndërsa ka shpërndarë një studim , sqaron se sipas të dhënave paraprake pacientët e prekur kanë shumë më pak nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Alimehmeti shprehet se në variantin Omicron është futur një sekuencë gjenetike e HCoV-229E, ndërsa theksoi se është një betakoronavirus i njohur prej kohësh që shkakton gripin e zakonshëm.

Sipas epidemiologut kjo mund të jetë edhe baza e arsyes përse ndoshta njerëzit e njohin mirë këtë sekuencë dhe nuk zhvillojnë forma të rënda.

Ndërsa shtron pyetjen nëse mund të jetë ky varianti i virusit që do të përfundojë pandeminë duke qenë më i transmetueshëm, por i lehtë klinikisht, Alimehmeti thekson se për të zbuluar përgjigjen duhet pritur edhe një javë për të qenë më të sigurt.

Reagimi:

Deri tani asnjë rast i rëndë me Omicron në të gjithë botën! Në variantin Omicronit është futur një sekuencë gjenetike e HCoV-229E.

HCoV-229E është një betakoronavirus i njohur prej kohësh që shkakton “gripin e zakonshëm” te njerëzit.

Kjo mund të jetë baza e arsyes pse ndoshta njerëzit e njohin më mirë këtë sekuencë dhe nuk zhvillojnë shumë forma të rënda!
A mund të jetë ky varianti i virusit që do të përfundoja pandeminë duke qenë më i transmetueshëm por i lehtë klinikisht?
Presim edhe ndonjë javë dhe sigurohemi!
Deri tani asnjë arsye për shqetësim!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re