Rastet me Covid-19 po rriten në Europë, me një numër në rritje që i atribuohet prevalencës së një nënvarianti “të fshehtë” të llojit Omicron.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se varianti I ri që po konstatohet në Europë, duket që nuk paraqet forma të rënda duke parë numrin e vdekjeve. Sipas tij, ky ësht një fakt që tregon se cdo variant i ri që po del, nuk bën gjë tjetër vetëm se po dobëson fuqinë e virusit duke e cuar të drejt zhdukjes.

“Do të na duhet pak kohë ta studiojmë këtë variant të ri, por problemi qëndron tek ne, te testimet që ende nuk kryhen. Nisur nga cfarë raportojnë këto vende, vdekshmëria ësht e ulët ndaj nuk duhet të shqetësohemi. Sa për shifrat e larta, kjo shpjegohet me relaksimin e masave anti-covid, ndaj janë të pritshm”, tha Alimehmeti.

Varianti BA.2 po monitorohet nga afër nga Organizata Botërorë e Shëndetësisë dhe organe të ngjashme të shëndetit publik në nivel kombëtar, duke përfshirë Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka thënë se nën varianti është “nën hetim”, por nuk është ende shqetësues.

Të dhënat fillestare tregojnë se BA.2 ka pak më shumë gjasa të shkaktojë infeksione në kontaktet shtëpiake, krahasuar me BA.1.

Aktualisht nuk besohet se varianti BA.2 shkakton ëmundje më të rënda ose mbart një rrezik të shtuar për t’u shtruar në spital, megjithatë nevojiten kërkime të mëtejshme për ta konfimuar sipas një raporti parlamentar të Mbretërisë së Bshkuar të botuar javën e kaluar.

Shtrimet në spital janë rritur gjithashtu në një numër vendesh evropiane pasi infeksionet Covid-19 janë rritur javët e fundit, por vdekjet mbeten shumë më të ulët se në majat e mëparshme falë mbulimit të gjerë të vaksinave. /Gazeta Si

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko