Epidemiologu Artan Simaku në studion e “ABC News” tha se aktualisht vendi është drejt fundit të epidemisë dhe se situata nuk është alarmante. Simaku shpjegim se pavarësisht kësaj qytetarët duhet të tregojnë shumë kujdes dhe të respektojnë masat.

“Aktualisht jemi drejt fundit të epidemisë. Situata nuk është alarmante, por duhet shumë kujdes. Një numër i rrallë pritej. Rreziku nuk ka kaluar sidomos për grup-moshën e tretë, por edhe bizneset duhet të zbatojnë protokollet. Nuk jemi në një situatë alarmante”, u shpreh ai.

Epidemiologu gjatë intervistës tha për gazetarin Endri Xhafo në këtë situatë në cilën ndodhet pandemia, janë lehtësuar edhe masat. Edhe pse është thënë që në fillim që në bazë të situatës do të merren edhe masat.

Gjithashtu ai shtoi se që Tirana të hiqet nga zona e kuqe duhet të respektohen masat nga qytetarët:“Masat nuk janë ekstreme janë lehtësuar javë pas jave. Në bazë të monitorimit do të merren edhe masat analoge”, u shpreh ai. 

A duhet Tirana të jetë zonë e kuqe?

Simaku: Tirana aktualisht është në zonën e kuqe. Por për të dalë nga zona e kuqe popullata duhet të ndërgjegjësohet për të respektuar masat. Nuk ka një shifër ekzakte, shikohet trendi. Gjykohet me trend ditë pas dite.

Nga pikëpamja epidemiologjike, kur mund të quhet e mbaruar kjo situatë?

Simaku: Kur nuk ka më raste në komunitet, kur i gjithë vendi konsiderohet zonë e gjelbër.  

Nuk ka qëndrim zyrtar sepse jemi në një zonë të panjohur dhe viruset respiratorë janë të paparashikueshëm dhe masat duhen marrë sipas udhëzimeve të OBSH.

Nuk jemi në një situatë alarmante, por duhet shumë kujdes për popullatën të mos neglizhohet respektimi i masave mbrojtëse.

Ndër të tjera ai shtoi se maska duhet të ndërrohet rregullisht. Nuk është nevoja ta mbash në ambientet të hapura, por në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re