Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” e vuri theksin tek distancimi social dhe shmangia e grumbullimeve, me shumë sesa mbajtja e maskës.

Ai dha si argument përdorimin e maskës me detyrim në ambientet e mbyllura, pas datës 15 korrik. Sipas Alimehmeti, nuk rezuloi një masë shumë efektive.

Epidemiologu shtoi më tej se është kaq e rëndësishme që përdorimi i maskës të bëhet në mënyrën e duhur dhe jo si shumica e rasteve që evidentohen në Tiranë, ku maskat hidhen në rrugë.

“Në 15 korrik, maskat u bënë të detyrueshme në ambientet e brendshme. Nuk pamë ndonjë efekt. Maska nuk është kryesorja. Unë ngulmoj që distanca është kryesorja dhe evitimi i grumbullimeve. Unë ju ftoj të bëni një xhiro në rrugët e Tiranës, do të gjeni shumë maska në tokë. Këro mund të bëhen burim infeksioni.”  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re